Haxhinasto: Do të ofrojmë tekste
për shqiptarët e Preshevës

Haxhinasto: Do të ofrojmë tekste<br />për shqiptarët e Preshevës
TIRANË - Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm, Edmon Haxhinasto. Delegacioni i përbërë nga Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik; Galip Beqiri, kryetar i KNSH dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit ka dhënë në fund të takimit një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin Haxhinasto.
Sipas Haxhinastos, në qendër të takimit ka qenë bashkëpunimi ndërmjet palëve në fusha të ndryshme, ndër të cilat ajo e arsimit dhe festimet e përbashkëta në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë.
“Ishte takim i frytshëm për bashkëpunimet mes institucioneve dhe shqiptarëve të kësaj lugine. Në qendër të diskutimeve patëm festimet e përbashkëta për 100-vjetorin e pavarësisë, diskutime rreth arsimit për përafrim të teksteve, rreth bashkëpunimeve në rrafshin ekonomik. Po kështu do të nënshkruajmë një marrëveshje për të dërguar tekste për ciklin e ulët dhe atë të mesëm, folëm për njohjen e diplomave nga Serbia, si dhe bisedime për çështjen e shqiptarëve atje”, tha ministri Haxhinasto.
Të dy palët kanë ndarë mendimin se shqiptarët janë faktor kyç dhe kontribut në stabilitetin dhe paqen në rajon. Deputeti në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, tha se takimi ishte I frytshëm, duke shpresuar se problemet në luginën e Preshevës do të zgjidhen edhe në sajë të mbështejes së faktorit shqiptar.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë