Ministri aktual i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto është “thirrur” nga Partia Demokratike, dega Kavajë që të marrë pjesë në Kryesinë e Partisë Demokratike për analizën e humbjes së zgjedhjeve që do të mbahej këtë të hënë në orën 11.00.

Nën cilësinë e Nënkryetarit të Përgjithshëm, Edmond Haxhinasto do të jepte opinionin e tij mbi humbjen e zgjedhjeve nga Partia Demokratike.
Në fakt, ky është veçse një lapsus i Degës së PD-së në Kavajë, i bërë në njoftimin që u është shpërndarë në Facebook, anëtarëve të saj. Ngatërresa ka ardhur për shkak të emrit Edmond, ku në vend të Edmond Spahos është shkruar Edmond Haxhinasto.
Janë dashur 8 minuta që të kuptohej gabimi për t’u korigjuar më pas. Gjithsesi, kjo mund të jetë ndonjë shenjë nostalgjie e demokratëve për LSI-në.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

për humbjen e PD-së në zgjedhje">