Haxhinasto EULEX-it: Gati
për çdo hetim trafiku organesh

Haxhinasto EULEX-it: Gati<br />për çdo hetim trafiku organesh
Autoritetet shqiptare shprehën sot gatishmërinë e tyre për të mbështetur plotësisht hetimet që Eulex pritet të ndërmarrë lidhur me akuzat e ngritura nga relatori i Këshillit të Europës Dick Marty mbi një trafik të mundshëm organesh në Kosovë e Shqipëri në fund të viteve ‘90

Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto deklaroi se “Ka qenë Qeveria Shqiptare që ka bërë kërkesën dhe ka garantuar EULEX-in që ka legjitimitetin për të realizuar një investigim gjithashtu të plotë në territorin e Shqipërisë përsa i takon pretendimeve të raportit të Dik Martit. Pavarësisht se Shqipëria i ka hedhur poshtë pretendimet e raportit të EULEX-it, ajo ka mbështetur rezolutën dhe kjo do të thotë që qeveria dhe institucionet e Shqipërisë janë të gjitha të hapura dhe mbështetëse të një investigimi.

Dhe jo një investigim çfarëdo por një investigim të plotë dhe të jetë konkluziv. Ne jemi të sigurt që hetimi do të provojë falsitetin e investigimeve dhe ne duam që ky libër dhe ky kapitull për këto pretendime që dalin herë pas herë në shtypin ndërkombëtar apo përdoren politikisht, të mbyllen njëherë e përgjithmonë”.
Komentet e tij ministri i jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto i bëri në përfundim të takimit me shefin e Eulex-it, Xavier de Mahrnac, i cili ishte sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Zoti de Mahrnac, njoftoi se hetimet mbi pretendimet e ngritura nga zoti Marty do të nisin së shpejti dhe se është ngritur tashmë një ekip i posacëm që po merret me këto pretendime. Shefi i Eulexit tha gjithashtu se prokurori apo kryeprokurori i këtij ekipi do të vizitojë në të ardhmen edhe Shqipërinë.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë