Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti në një takim ambasadoren e Indisë për Shqipërinë, Riva Gaunguly Das.
Ministri Haxhinasto u shpreh se mirëpritet një shtim të prezencës së kompanive indiane. Ai u ndal tek nevoja për të përfunduar marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për Transportin Detar.
Ministri kërkoi gjithashtu realizimin e një projekti në infrastrukturën portuale nga granti i Programit Teknik të Bashkëpunimit Ekonomik Indian (ITEC).
Haxhinasto theksoi se India mund të ofrojë asistencën e saj për Shqipërinë për thellimin e Porteve të Durrësit, Vlorës e Shëngjinit, si dhe për të krijuar mundësinë për të bërë të lundrueshëm lumin e Bunës
/Shqiptarja.com