TIRANE- Të 40 konsujt nderi të të Republikës së Shqipërisë, të cilët si mision të tyre kanë përmirësimin e imazhit të Shqipërisë nëpër botë ndodhen në Tiranë me rastin e 28 Nëntorit.
Konsujt janë pritur në një takim nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm z. Edmond Haxhinasto.
Duke vlerësuar ndihmën e tyre për promovimin e vendit tonë në botë, Haxhinasto u kërkoi ndihmë për të zgjedhuar numrin e shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ju jeni një ndihmë e madhe për arritjen e disa objektivave në politikën e jashtme. Ne dëshirojmë që të mbajmë të ndezur dashurinë e kësaj diaspore për dheun mëmë. Një sfidë e madhe është të ndihmojmë Kosovën që të njihet ndërkombëtarisht prandaj jam i sigurt që ju do të na ndihmoni edhe për këtë objektiv” ka theksuar Haxhinasto.
Në kërë ceremoni, ishin të pranishëm dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumci.
Konsujt e Nderit të Shqipërisë janë shtetas të huaj që kanë si mision promovimin e vendit tonë, forcimin e lidhjeve kulturore, rritjen e shkëmbimeve ekonomike, mes Shqipërisë dhe vendit të cilit përkasin. Konsujt e nderit u priten në takime të veçanta nga kryeministri z. Sali Berisha, kryeparlamentarja znj.Jozefina Topalli, kryebashkiaku z. Lulzim Basha, dhe në mbrëmjen e datës 28 nëntor, do të jenë të ftuar në një pritje nga presidenti i vendit z. Bamir Topi.
/Shqiptarja.com