Haxhinasto në Libi, vizita e parë
pas rrëzimit të Gadafit

Haxhinasto në Libi, vizita e parë<br />pas rrëzimit të Gadafit
TIRANE- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Tripoli (Libi), me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Ashour Bin Khayal.

Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i qeverisë shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit.

Në programin e vizitës së ministrit Haxhinasto janë parashikuar takime me Ministrin Bin Khayal, por edhe me përfaqësuesit më të lartë të shtetit libian si, Kreun e Këshillit Kombëtar Tranzitor, Mustafa Muhammad Abd al-Jalil etj.

Në qendër të bisedimeve do të jenë mundësitë e reja të krijuara për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë e Shtetit të Libisë, tashmë në kushtet e krijuara pas fitores së kauzës së lirisë nga populli libia.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet