ITALI - Anëtari i kryesisë së LSI-së, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Breshias, në Itali.
“Lëvizja Socialiste për Integrim ka një platformë konkrete për emigracionin dhe do të kërkojë që emigrantët të jenë pjesë e vendimmarrjes politike”, - tha Haxhinasto.
“Dua të sjell në vëmendje faktin se LSI-ja ka qenë forca e parë politike, që kur u themelua në vitin 2004, e cila ndërmori nismën për të realizuar të drejtën e votës së emigrantëve, atje ku ata jetojnë, por ende një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ne kërkojmë që emigrantët të bëhen pjesë e vendimmarrjes politike, pasi ata përfaqësojnë gjysmën e popullsisë shqiptare dhe vota e tyre duhet të ishte përfshirë në Kodin Zgjedhor. Kjo të jetë hera e fundit që emigrantët shqiptarë, kudo që janë, të marrin rrugën e të votojnë në vendin e tyre pasi në zgjedhjet e tjera do të realizohet përfundimisht premtimi ynë që të gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë atje ku ata jetojnë”, u shpreh ai.
Më tej, Haxhinasto deklaroi se “LSI-ja është një avokate e vendosur për realizimin e të drejtave të emigrantëve në vendet ku ata punojnë, pasi integrimi i tyre më i shpejtë do të thotë edhe një kontribut më të rëndësishëm për integrimin më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vijoi Haxhinasto. Emigrantët duhet të jenë pjesë e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë. Ekonomia shqiptare nuk do të mbahej dot në këmbë pa ndihmën e kursimeve tuaja. Ju jeni lokomotiva e progresit ekonomik të vendit me kursimet që keni sjellë në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit. Ndaj është shumë e rëndësishme duke pasur në konsideratë vështirësitë e mëdha që ju jetoni këtu për t’ju përgjigjur edhe procesit të riintegrimit tuaj në Shqipëri”, shtoi ai.
“Angazhimi ynë prioritar mbetet realizimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve shqiptarë kudo ku ata janë, së pari në Itali dhe në Greqi”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com