ROMË- Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto në një vizitë zyrtare dje në Romë ka kërkuar e heqjen e taksës për transportuesit shqiptarë të mallrave. Haxhinasto në një takim të kryer dje me homolun italian, Maurizio Lupi ka folur për heqjen e taksës fikse për transportuesit shqiptarë, liberalizimi i shërbimeve të transportit dhe angazhimi i Italisë në projektet madhore të infrastukturës në Shqipëri.
Gjithashtu, dy ministrat kanë rënë dakord për ngritjen e një komisioni të përbashkët shqiptaro-italiane për bashkëpunim në fushën e transportit dhe infrastrukturës.
“Do të kërkoja që kjo masë të konsiderohet në mënyrë shumë serioze, për të ndihmuar sektorin e transportit tokësor të mallrave; një sektor ky shumë i rëndësishëm për ekonominë Shqiptare", ka thënë Haxhinasto në takim.
Haxhinsato, duke u ndaluar tek transporti, ministri ka objektivin e qeverisë për rigjallërimin e transportit hekurudhor, duke theksuar si prioritare lidhjen me Maqedoninë, segmentin Tiranë-Rinas-Durrës dhe përmirësimin e lidhjeve në porte. Ai tha se përfshirja e aktorëve privatë Italianë do të ishte e mirëpritur.
Po ashtu, ministri Haxhinasto ka sjellë në vëmendjen e homologut italian prioritetin e qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës portuale shqiptare.
“Në konceptin tonë strategjik ne duam të bëjmë një ndarje të punës në portet shqiptare, kryesisht porte pasagjerësh, turistike dhe peshkimi, dhe të ndërtojmë një port të ri në Shëngjin, një port i cili do ti shërbente të paktën tre vendeve, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”- ka thënë ai.
Ndërsa ministri italian Lupi ka shprehur gatishmërinë e Italisë për përfshirjen në realizimin e prioriteteve infrastrukturore të Shqipërisë.
Sipas njoftimit të ministrisë, të dy ministrat ranë dakord për ngritjen e një komisioni të përbashkët italo-shqiptar, brenda 90 ditësh, për të konkretizuar në një marrëveshje zgjidhjen e problematikave dhe për të vendosur piketat e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e Transportit dhe Infrastrukturës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com