Haxhinasto: Personat me aftësi
të kufizuar, lehtësira në transport

Haxhinasto: Personat me aftësi<br />të kufizuar, lehtësira në transport
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Z. Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Personave të Paaftë, të cilët parashtruan disa kërkesa në lidhje me standardin e shërbimeve të transportit, ofruar për shtresat në nevojë dhe tarifat shtetërore të aplikueshme për ta. 

Ministri i prezantoi përfaqësuesit e shoqatës me planin e masave të qeverisë, për të plotësuar edhe me tej kuadrin rregullator në këtë fushë dhe më konkretisht për përshtatjen e kushteve teknike të autobusëve për personat me aftësi të kufizuar.
 
Në vijim të takimit dhe të kërkesës së shoqatës, për aplikimin e një tarifë të përgjysmuar të biletës së udhëtimit në transportin interurban për personat e paaftë, Ministri Haxhinasto i shprehu shoqatës mbështetjen për realizimin e detyrimeve ligjore nga subjektet e licensuara në transportin ndërqytetës, i përcaktuar që në dhënien e licencës operatorëve të transportit. 

Ai i siguroi përfaqësuesit, se së shpejti vend-ndodhjet për personat me aftësi të kufizuar do të shënohen në mjetet e transportit urban, ndërqytetës dhe në hekurudhë.
haxhinasto
haxhinasto
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve