Tiranë, 21 Qershor/ATSH/.- Qendrën Profesionale të Trajnimit të Detarëve ne qytetin e Durrësit do të punësojë 1000 vetë brenda vitit", theksoi sot Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë vizitës në këtë qendër.
Ministri Haxhinasto në fjalën e tij tha se "kjo qendër profesionale e trajnimit të detarëve është ngritur sipas të gjithave kërkesave të Konventave Ndërkombëtare të Detit dhe është e pajisur me të gjitha metodat e çertifikuara ndërkombëtarisht për të përgartitur detarët e rinj", tha Ministri Haxhinasto gjatë vizitës.
"Qendra ka shërbyer edhe për të krijuar një mundësi reale për kursantët, për detarët e rinj për tu punësuar. Deri më sot janë punësuar rreth 200 detarë pranë operatorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe kërkesa për ta vazhdon të jetë në rritje. Me drejtuesit e kësaj qendre kemi folur për punësimin e 1000 vetë brenda këtij viti", tha ai.
Sipas Haxhinastos, sigurisht kjo qendër ka një rrugë të gjatë për të bërë, pasi vetë tregu i shërbimeve detare në Shqipëri duhet të rritet dhe të zgjerohet sipas të gjithë cilësive dhe standardeve që kërkon sot tregu i shërbimeve detare.
Jam i bindur, vijoia ai, që kjo qender do të shërbejë për përgatitjen e detarëve me të gjithë kualifikimet e nevojshme dhe për industrinë e re që po ngrihet në Shqipëri që është industria e detit, e cila e përsëris ka një rrugë të gjatë për të bërë.
"Shpreh vlerësimin maksimal për gjithçka që është realizuar këtu, për cilësinë e lartë të instruktorëve, të paisjeve të cilat nuk kanë asnjë gjë më pak se sa ato të partnerëve të tjerë si në Itali, apo në Francë etj. Kjo qendër do të vazhdojë të kontribojë në ngritjen e industrisë shqiptare të detit, por edhe të trajnojë detare të cilët dëshirojnë të punojnë pranë kompanive apo shërbimeve detare të vendeve europiane apo në vende të tjera të botës", përfundoi Haxhinasto./k.s/a.g/










