"Po kooperojmë me kolegët në rajon për të intensifikuar punën për projektet e përbashkëta me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi”, tha ministri.
Bëhet fjalë për hekurudhat, Tiranë-Rinas-Durrës, Durrës Kufiri me Maqedoninë, Durrës-Mal i Zi dhe Durrës-Greqi.
Deklaratën, ai e bëri gjatë takimit me Eurokomisioneren për Transportit Violeta Bulc, në Slloveni.
Haxhinasto, u ndal edhe te modeli që po aplikohet në kufirin me Malin e Zi, "një ndalesë një shërbim" për ta zgjeruar edhe më tej, që sipas tij, do të përgjysmojë kostot dhe reduktojë procedurat e kalimit të kufirit.
Haxhinasto tha se është e nevojshme që BE të financojë më shumë për projektee e përbashkëta.
Ndërsa komisionerja Bulc, kërkoi nisjen e një letre edhe komisionerit për zgjerim Johannes Hahn, për ta mbështetur atë, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit pranë MTI.
Haxhinasto morri pjesë në konferencës rajonale mbi planin e investimeve në infrastrukturë, që u mbajt në Slloveni. Gjate punimeve të konferencës, ministri pati bisedime për çështjet dypalëshe edhe me Ministrin e Transporti të Kosovës Lutfi Zharku, Ministrin e Transportit të Sllovenisë Peter Gaspersic, Ministrin e Transportit të Greqisë Christos Spirtzis, dhe atë të Malit te Zi Ivan Brajovic.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)