Haxhinasto takon Merkel, në forum
morën pjesë 3000 biznese gjermane

Haxhinasto takon Merkel, në forum<br />morën pjesë 3000 biznese gjermane
Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë vizitës se tij në Berlin, mori pjesë në takimin e “Shoqatës së Sipërmarrësve Gjermanë”, ku pjesmarrës janë 3000 nga kompanitë më të mëdha të Gjermanisë. Temë diskutimi  e takimit ishin sfidat e ardhshme të industrive kryesore gjermane në tregun evropian dhe atë botëror, veçanërisht në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë dhe produktivitetit.

E ftuar e nderit ishte Kancelarja Angela Merkel, e cila shpalosi vizionin për sfidat e Gjermanisë dhe ekonomisë së saj. Gjatë punimeve të këtij forumi të rëndësishëm, Haxhinasto pati një takim të shkurtër me Kancelaren Merkel, fokusuar në procesin e Berlinit dhe impaktin e tij për Shqipërinë. Merkel theksoi se Samiti i Parisit i 4 korrikut, organizohet për të theksua angazhimin konkret të BE për vendet e rajonit të Ballkanit. Në Samitin e Parisit pritet të deklarohet zyrtarisht një grand evropian për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'