Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto gjate takimit me përfaqësues të Luginës së Preshevës
TIRANE, 4 Korrik/ATSH/- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti të premten përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Pakices Kombëtare Shqiptare të Luginës së Preshevës, të kryesuar nga Galip Beqiri.
Në takim u diskutua për mundesitë e bashkepunimit në fushën e transportit me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.
Gjatë takimit, ministrit Haxhinasto iu prezantuan disa problematika që hasin bizneset e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në transportin e mallrave të eksportit nga Shqipëria.
Haxhinasto garantoi angazhimin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për kapërcimin e pengesave jofizike të shfaqura gjatë transportit të mallrave dhe lehtësimin e mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe sociale mes dy vendeve, si dhe premtoj zgjidhje të shpejtë të problematikës./a.gjonaj/./a.g/