Rruga e Arbrit dhe lidhja e Maqedonisë me Shqipërinë përmes linjës hekurudhore, ka qenë në qendër të një takimi mes Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit të Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karanojov.
 
Në takim u fol për një koordinim më të mirë mes 2 vendeve, për projektet e infrastrukturës.

Ministri Haxhinasto dhe Ambasadori Karajanov, diskutuan për vendosjen e një standardi të përbashkët për “Rrugën e Arbrit” mes 2 vendeve.

Pikë tjetër e diskutimit ishte për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve, si dhe për gjallërimin e shërbimit hekurudhor midis Portit të Durrësit dhe kufirit me Maqedoninë.

Në takim u fol për të vijuar mbajtjen gjallë të procesit të Berlinit dhe koordinimit midis vendeve të rajonit, për realizimin e projekteve të rrjetit kryesor.


RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)