Haxhniasto takon Mcllwham:
Të forcohet bashkëpunimi ekonomik

Haxhniasto takon Mcllwham:<br />Të forcohet bashkëpunimi ekonomik
Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto priti në një takim lamtumire ambasadoren e Britanisë së Madhe në vendin tonë Fiona Mcllwham. Haxhinasto ka kërkuar nga Britania e Madhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Haxhinasto vlerësoi gjithashtu mbështetjen britanike në procesin e integrimit europian dhe theksoi se reformat, veçanërisht ajo zgjedhore, duhet të vazhdojnë pa u kushtëzuar nga objektiva të tjera politike të ndonjë partie.

Ambasadorja Mcllwham vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Bashkëbiseduesit u shprehën se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e fundit e arritur për përfaqësimin rajonal, forcon sovranitetin e Kosovës dhe i shërben interesave të qytetarëve të dy vendeve si dhe perspektivës europiane të tyre. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë