Hazizaj: Asnjë deputeti e kryetari
bashkie s'i rrezikohet mandati

Hazizaj: Asnjë deputeti e kryetari<br />bashkie s'i rrezikohet mandati
Asnjë prej deputetëve ose kryebashkiakëve që rezultuan me një të kaluar kriminale nuk rrezikon mandatin.

Ligji i dekriminalizimit i krijon atyre hapsira që të shpëtojnë karriken.
 
Konstitucionalistit Sokol Haziaj, shpjegon arsyet përse ligji është antikushtetues dhe i pamenduar mire

Sipas ligjit, titullari i institucionit ku depozitohet formulari i vetë deklarimit i kërkon prokurorisë verifikimin e të dhënave. Por sipas juristit Haziaj, këtu ka shteg për abuzim, pasi në bazë të miqësive dhe preferencave të titullarit, dikush mund të penalizohet pa të drejtë, ndërsa dikush tjetër të përjashtohet nga verifikimi.

Sipas nenit 7 të ligjit të dekriminalizimit, verifikimi I të dhënave të një zyrtari përveç listës së gjatë të shtetarëve, mund të kërkohet në prokurori dhe nga 500 shtetas me të drejtë vote.

Janë 16 institucionet në të cilat janë dorëzuar formularët e të zgjedhurve dhe të emëruarve në poste publike, krahas administratës të cilat mund t’i drejtohen prokurorisë.
 
Rezultatet e verifikimit ruhen në një sistem elektronik që administrohet nga Prokuroria e Përgjithshme. Kjo e fundit, ka ngritur një grup të posaçëm me 2 prokurorë, tre oficerë të policisë gjyqësore dhe një punonjës IT, të cilët do të hetojnë çdo rast që do t’u paraqitet brenda 3 muajve.
 
Ligji në brendinë e tij, në vështrimin formal dhe përmbajtësor nuk i realizon efektet për të cilat ai është ngritur. Duke rënë në kundërshti me tre institute që është instituti i prezumimit të pafajësisë që është vetë ligji, me institutin e parashkrimit të ndjekjes dhe ekzekutimit të veprimeve penale dhe me institutin e rehabilitimit që jabnë tre institute të rëndësishme konstatohet lehtasi që për në asnjë rast që është vetëdeklaruar për shkak të ndjekjeve penale ose procedimeve penale ligji nuk ka efekt. Që do të thotë se jemi në të njëjtën situatë me shpejtësinë zero. Që do të thotë se ligji ka qene i nxituar në formë e përmbajtje. Ka qenë më tepër politik sesa në realizim të objektivave që mund të kishte dhe të realizonte në shoqërinë shqiptare. Vetë ligji, po ta shohësh në përmbajtje, krijon mundësinë e përdorimit të disa standardeve dhe kjo e shmang atë nga të qenurit një proces i rregullt ligjor. Ti lëmë në dorë shefit të institucionit dhe gjithkujt tjetër që të mbart një dëshirë të keqe për të rrëzuar mitin pozitiv të një qytetari për të marrë nismën ose për të iniciuar e vetëdeklarimit. Është jo kushtetues në përmbajtje ligji” tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës