TIRANE- Ish-zv.ministri i Drejtësisë, njëherësh një ndër juristët që për dy legjislatira në Kuvend ka qënë në dyshen drejtuese të komisionit parlamentar të Ligjeve, Sokol Hazizaj ka kritikuar rëndë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për aktin Normativ të ligjit për “Nëpunësin Civil”. Kritika e tij nuk ka qënë në lidhje me mënyrën se si u votua ankesa apo se u rrëzua Akti Normativ por për anën juridike dhe proceduriale, që ka të bëjë me dhënien e këtij vendimi, që për të duhej të ishte i zbardhur që në fillim dhe jo të jepej në fillim dispozitivi. Madje shkon deri aty sa e cilëson Gjykatën Kushtetuese dhe gjithë gjykatat shqiptare që veorojnë në këtë mënyrë pa standarde ligjore, të kompromentuara, të njënashme dhe për më tepër politike.

“E drejta procedurale civile dhe çdo e drejtë proceduriale tjetër, prashikon që vendimi i gjykatës të jetë i arsyetuar në momentin që shpallet si i tillë. Eshtë nonsens juridik dhe procedural çdo vendim gjykate i cili shpallet vetëm me dispozitivin e tij, pa arsyetimin. Kodi i Procedurës e ka të parashikuar saktësisht se kush janë termat e vendimit. Në këtë kuptim Gjykata Kushtetuese ka gabuar juridikisht dhe proceduralisht kur shpall vendimin, kur pa e arsyetuar atë që do thotë se Gjykata Kushtetuese paçka se ka pranuar Aktin Normativ si akt jo kushtetues, nuk ka percaktuar efektet e fillimit dhe të mbarimit ushtrimor të aktit normativ”, ka deklaruar dje për gazetën “Shqiptarja.com” ish-zv.ministri i Drejtësisë, Sokol Hazizaj. Ku ai shprehet dhe për rastin konkret duke akuzuar për njëanshmëri.

“Në këtë kuptim Gjykata Kushtetuese si çdo gjykatë tjetër në Republikën e Shqipërisë përfaqëson një gjykatë pa standard ligjor, të kompromentuar, të njëanshme dhe pse jo, politike”, akuzon Hazizaj. Për të cilin ky vendim i Kushtetueses, pavarësisht se ka hedhur poshtë aktin normativ të qeverisë, duhet të zbardhet e të botohet në Fletoren Zyrtare që të hyjë në fuqi. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese paçka se ka hedhur poshte Aktin Normativ për “Nëpunësin Civil” sa kohë nuk është botuar në Fletoren Zyrtare, pra s’ka hyrë në fuqi, tregon më së miri që dhe ata që kanë konstatuar antikushtetutshmërinë e Aktit Normativ kanë kthyer b... nga politika”, shprehet Hazizaj.

Duke mos mohuar faktin se zvarritja e zbardhjes së vendimit në mënyrë antikushtetuese do të krijojë dhe mundësinë e miratimit të akteve nënligjore nga ana e mazhorancës në funksion të ligjit për “Nëpunësin Civil”. Presidenti Nishani e ktheu për rishqyrtim në Parlament aktin normativ të qeverisë, që shtyu me 6 muaj zbatimin e Ligjit “Për nëpunësin civil”. Ndërkohë që mazhoranca e kaloi sërish, duke u përballur më pas me rrëzimin nga Kushtetuesja.

Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)


Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)