HEC-et Bistrica 1 e Bistrica 2
dalin në shitje, sot hapet tenderi
Vendimi për nxjerrjen në shitje të këtyre dy HEC-ve u mor nga qevera pas tenderit për privatizimin e kompanisës së naftës “Albpetrol”.
TIRANE-Nis sot seanca publike e hapjes së ofertave për shitjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a. Vendimi për nxjerrjen në shitje të këtyre dy HEC-ve u mor nga qevera pas tenderit për privatizimin e kompanisës së naftës “Albpetrol”. Qeveria nxorri në shitje dhe Hidrocentralin e Ulëzës e Shkopetit, por për këta dy të fundit seanca publike e hapjes së ofertave do të zhvillohet nga mesi i javës.
Zhvillimi i tenderit vjen pas dështimit të këtij procesi 3 muaj më parë, pasi nuk pati oferta që mund të cilësoheshin të leverdishme për blerjen e 4 HEC-eve. Mësohet se interes për blerjen e 4 HEC-eve kanë shprehur 8 kompani, mes të cilëve 7 të huaja dhe një konsorcium shqiptar.
Kompanitë e interesuara për privatizimin e 4 HEC-eve1. Verbund AG – Austri
2. EVN - Austri
3. CNR - Francë
4. Limak Energy - Turqi
5. Kurum Group - Turqi
6. Andritz Hydro - Austri
7. Tozzi Sud Spa - Itali
8. Agna Group, Gener-2, Cara-El, Erioni shpk - Shqipëri
Përmes procesit të shitjes së 4 HEC-eve, qeveria shqiptare synon të përfitojë një shumë prej 100 milionë eurosh. Por nga ana tjetër ekspertët deklarojnë se vlera reale e 4 HEC-eve është rreth 300 milionë euro. Kjo për faktin se këto hidrocentrale i janë nënshtruar kohët e fundit një procesi rikonstruksioni.
Privatizimi i HECE-eve do të jetë i plotë dhe kompanitë që do të shpallen fituese do të zotërojnë të gjitha të drejtat e shfrytëzimit. Pas dorëzimit të ofertave, komisioni i ngritur nga Ministria e Ekonomisë do të vlerësojë ofertuesin më të mirë për shitjen e veprave. Nëse do të llogaritej vlera e hec-eve, duke marrë parasysh jetëgjatësinë e tyre prej 250 deri në 300 vjet, prodhimin mesatar vjetor të energjisë prej 550 mijë MË/h dhe çmimin mesatar prej 65 euro për MW, në treg do të kushtonin në total rreth 300 milionë euro.
Këto vepra janë ndërtuar nga mesi i viteve 60-të dhe aktualisht janë në gjendje të mirë teknike.
Duket se vendimi i qeverisë për privatizimin e veprave vjen si pasojë e mungesës së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Të katër hidrocentralet prodhojnë 6% të energjisë në vend me një fuqi totale të instaluar prej 80 MË, duke rezultuar fitimprurëse për Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH).
(sg/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.7%
-
Mirëqënia
21.5%
Vota total: 2309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Një goditje ndaj objektivave bërthamore të Iranit është një nga opsionet në tryezën e Biden para se të lerë Shtëpinë e Bardhë
2 Janar, 22:43
-
Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë
2 Janar, 22:34
-
Interi kalon në finale të Superkupës së Italisë, Dumfries bën ‘bomberin’ kundër Atalantës! Nesër gjysmëfinalja tjetër Juve-Milan
2 Janar, 22:09
-
Digjet makina në aksin Lezhë-Vau Dejës, nuk ka të lënduar
2 Janar, 22:08
-
Bota e modës në zi! Shuhet në moshën 93-vjeçare stilistja italiane, Rosita Missoni
2 Janar, 21:59
-
Zyrtare, Kukësi i jep Besës trajnerët Emiljano Çela dhe Bekim Kuli! Objektiv, arritja e Superiores me kavajasit
2 Janar, 21:42
-
Norvegjia vendi i parë në botë që eliminon automjetet me karburant! 9 nga 10 makina të shitura në 2024 ishin elektrike
2 Janar, 21:39
-
Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe
2 Janar, 21:21
-
E keni tepruar me ushqimin? Ja çfarë duhet të bëni pas festave të fundvitit
2 Janar, 20:50
-
Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen Rus, qëllohet 4 herë drejt një makine të parkuar! Autori lëvizte me motor pa targa, policia në vendngjarje
2 Janar, 20:37
-
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokurores së përgjithshme?
2 Janar, 20:04
-
E njohur për ndërhyrjet ekstreme estetike, ndërron jetë ‘gruaja mace’
2 Janar, 19:40