HEC-et me këste Ministri
Ridvan Bode shkel ligjin
Qeveria ka shkelur një nga klauzolat e marrëveshjes së miratuar nga Kuvendi për shitjen e katër HEC-eve kompanisë Kurum. Kjo e fundit ka paguar 57 milionë euro, nga një total prej 109 milionësh, nga do të zbritet edhe TVSH e prapambetur.
TIRANE - Qeveria ka shkelur një nga klauzolat e marrëveshjes së miratuar nga Kuvendi për shitjen e katër HEC-eve kompanisë Kurum. Kjo e fundit ka paguar 57 milionë euro, nga një total prej 109 milionësh, nga do të zbritet edhe TVSH e prapambetur.
E gjendur përballë presionit të blerësit dhe rrezikut për të dështuar në një tjetër privatizim strategjik, qeveria ka pranuar këto ditë kushtin e kompanisë turke, duke zbritur vlerën e TVSH-së së parimbursuar nga çmimi i privatizimit. Në total, Kurum do t’i njihet si pagesë një vlerë prej rreth 21 milionë eurosh TVSH e rimbursueshme. Kjo shifër e ul shumën që kompania turke do të derdhë direkt në arkën e shtetit në rreth 88 milionë euro.
Shlyerja e këstit të parë të pagesës për privatizimin e katër hidrocentraleve ka çuar drejt mbylljes së një procesi të gjatë dhe të vështirë privatizimi. Privatizimi u arrit pas katër raundesh të dështuara, çka detyroi qeverinë shqiptare që të ndryshonte kriteret e garës. Edhe pasi më në fund u arrit të gjendej një blerës te kompania turke Kurum, mbyllja me sukses e procesit u vendos në pikëpyetje. Kurum e kushtëzoi kryerjen e pagesës me rimbursimin e një shumë prej rreth 3 miliardë lekësh TVSH që qeveria shqiptare i detyrohet.
Kompania turke Kurum më në fund ka shlyer këstin e parë të vlerës së privatizimit të katër hidrocentraleve. Ka qenë ministri i Financave, Ridvan Bode, që deklaroi dje se katër ditë më parë Kurum ka paguar 57 milionë eurot e para, ndërsa pjesa e mbetur do të paguhet brenda dy javësh. Bode tha se të ardhurat nga privatizimi i HEC-eve do të shkojnë për të ulur deficitin buxhetor shtesë, që u krijua për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve.
Por kreu i Financave la në harresë faktin se, në marrëveshjen e miratuar në Kuvend, thuhej se të gjitha pagesat do të bëhen të plota - “pa deduktim apo mbajtje shume e çfarëdolloji” - dhe se, në rast se ndonjera prej shumave nuk shlyhej në kohën e duhur, për çdo ditë tejkalim do të paguhet një kamatë të barabartë me normën euribor 3-mujor plus 3 për qind.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit
22 Janar, 12:27
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Dhelprat e vogla’, shfaqje në teatrin ‘Metropol’! ‘Iluzione Bashkëshortore’ komedia në Teatrin Kombëtar, Tiranë
22 Janar, 12:23
-
Ikën shiu, rriten temperaturat, Anira Gjoni për Report Tv: Ditët e fundit të janarit pa reshje, dëborë në zonat malore
22 Janar, 12:22
-
Shkodër/ I zhdukur prej 5 ditësh, babai i 3 fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës! Familjarët kërkojnë ndihmën e palombarëve
22 Janar, 12:04
-
'Falja e taksave për 10 vite', Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Dhuratë për oligarkët e turizmit! Ekonomia e vërtetë po injorohet
22 Janar, 12:01
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Gjergj Luca sfidon Endri Shabanin në debat publik: Hajde të shkojmë në studio e t'i sqarojmë gjërat, mos kakaris në plehun e rrjeteve sociale
22 Janar, 11:49
-
Përvlak me djathë dhe hudhër nga zonja Albana
22 Janar, 11:41
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
SPAK i sekuestron 'Çopjave' të Elbasanit 10 mln dollarë kriptovaluta dhe dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Petulla me raki nga zonja Albana
22 Janar, 11:20
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09