TIRANE- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës vendos anulimin e kontratave me 12 kompani koncensionare për ndërtimin e Hidrocentraleve. Vendimi është firmosur sot nga kreu i këtij dikasteri, Nasip Naço.

Zyra e shtypit e kësaj ministrie bën të ditur se prej vitesh 12 kompanitë koncensionare nuk kanë përmbushur kushtet kontraktuale.

KOMPANITE E PENALIZUARA
Kompanitë e penalizuara janë “Ansara Koncesion”, Pure Energy Stebleva , Energy Univers, Strelca Energy, Geoalbania Uno, Erald Energjitik, Rajan Energy, Eko Energy, Veleshica Energy, Hec i Peqinit.
(s.g/shqiptarja.com)