Zvarritja e investimeve dhe mosrespektimi i kontratave për nisjen e prodhimit ka sjellë përplasje në gjykatë mes koncesionarëve të hidrocentraleve dhe Ministrisë së Energjetikës.
Kjo e fundit ka paditur në Gjykatën Administrative të paktën dy koncesione, të cilat nuk kanë nisur prodhimin e energjisë që në vitin 2011, siç parashikon kontrata.
Ministria i ka kërkuar Gjykatës të detyrojë koncesionarin e përbërë nga Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Titan” sh.p.k. dhe “Osmani” sh.p.k., dhe Shoqërisë Koncesionare “HEC-i Bishnica 1,2” sh.p.k., t’i paguajë paditësit penalitetin në masën 5% të vlerës së prodhimit të parealizuar për vitin 2011 dhe vitin 2012, referuar Kontratës Koncesionare lidhur mes shtetit dhe këtij konsorciumi privat për shfrytëzimin e burimeve ujore për hidrocentralin e Bishnicës.
Po kështu, në padinë se depozituar në Gjykatën Administrative Ministria kërkon edhe detyrimin e Koncesionarit, Shoqëria “BLE-KLO-AR” sh.p.k., si dhe Shoqërisë Koncesionare “HEC-i Tërvolit” sh.p.k., të paguajë paditësit penalitetin në masën 5% të vlerës së prodhimit të parealizuar për vitin 2011 dhe vitin 2012 në Tërvol. Këto masa mendohet të detyrojnë koncesionarët e tjerë të realizojnë projektet.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com