Kjo deklarat e kreut të ekonomisë maqedonase lidhet e edhe me fondin që Banka Botërore ka përgatitur për ndërtimin e këtij hidorcentrali. Sipas marrëveshjes së bërë ndërmjet Bankës Botërore dhe qeverisë maqedonase, thuhet se nëse banorët e zonës nuk janë dakord që të ndërtohet ky HEC atëherë fondet nuk do të alokohen, çka do të thotë se e gjithë shuma aktualisht është e ngrir dhe sipas të gjitha gjasave hidrocentrali nuk do të ndërtohet. Kjo pasi banorët e Dibrës së Madhe në Maqedoni kanë më shumë se 2 muaj që dalin në protestë kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali dhe rejdhimisht fondet nga Banka Botërore nuk do të akordohen.
Ministri Saraçini tha dje se ka komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, respektivisht me ministrin e Eneregjitikës Damian Gjiknuri dhe se do të respektohen normat ndërkombëtare në lidhje me projektin Fusha e Lukovës. “Në një seancë të qeverisë kemi rënë dakord për formimin e një grupi ekspertësh që do të negociojë me palën shqiptare në lidhje me këtë projekt. Atëherë do të kemi një arsye të ulemi dhe bisedojmë për të parë se çfarë përfundimesh do të dalin nga ky debat", theksoi ai.
Reagimi PD: Berisha akzua për marrëveshje të fshehtë
Opozita shqiptare akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se po mashtron shqiptarët për çështjen e hidrocentralit në lumin Radika në Fushë Lukovë. Në disa postime në “facebook” opozita nëpërmjet ish-kryetarit Sali Berisha dhe deputetes Jorida Tabaku akuzuan qeverinë se tani më është një projekt i cili do të vihet në zbatim. Berisha në postimin e tij akuzoi rëndë qeverinë se ka disa muaj që po diskuton me palën maqedonase për ngritjen e këtij projekti dhe se qeveria shqiptare do të marr para si dëmshpërblim. “E vërtea është se muajt e fundit midis dy qeverive është diskutuar për projektin, mënyrën e kompensimit të Shqipërisë, madje në parim është rënë dakord për të”,- shkuan Berisha.
Ndërsa deputetja Tabaku thekson se Banka Botërore ka miratuar porjektin për ndërtimin e HEC-it dhe se do ta financoi me 83 milion dollarë. Krahas këtyre, një tjetër deputete e PD-së, Mesila Doda bëri thirrje në “facebook” për të dal në protesta sot. Të gjitha këto aludime të opozitës dolën në kundërshtim me atë çka deklaroi dje ministri i Ekonomisë Maqedonase pasi nuk ka ende një studim të mirëfiltlë fizibilitetit për të ndërtuar HEC-in në Fushë Lukov. E.K
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)