Heci i Fierzës, prurjet në
liqen vetëm 32 m2/sec

TIRANE - Rënia e nivelit të ujrave në liqenin e Fierzës vazhdon pa ndërprerje, pavarësisht se për specialistët kjo është një situatë e pritshme dhe në nivelin aktual të liqenit fenomeni nuk shkakton ndonjë shqetësim të paktën në periudhën e vitit në të cilën ndodhemi. Burime nga salla e komandës së hidrocentralit bëjnë të ditur se “niveli i ujrave të liqenit të Fierzës ka arritur në  282.60 metra mbi nivelin e detit, me një rënie prej afro 20 centimetrash në 24 orë, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë mjaft të ulta dhe arrijnë në vetëm 32 metra kub ujë në sekondë”.

Kjo e ka kthyer praktikisht Drinin në zonën e Kukësit në një rrëke, në vend të një lumi. Në dimër ai sjell edhe 1.400 metra kub ujë në sekondë, theksojnë specialistët e hidroenergjetikës. Pavarësisht tendencës në rënie, liqeni i Fierzës, që shërben si rregullator edhe për liqenet e Komanit e të Vaut të Dejës, vazhdon të jetë në nivele të pranueshme për periudhën, pasi fillimi i sezonit të reshjeve mundëson përmirësimin e kësaj situate. Por, për këtë duhet të pritet nëntori-dhjetori.

Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij 296 metra mbi nivelin e detit ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliardë metrash kub ujë. Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës ”pikë e vdekjes”, në nivelin 242 metra mbi nivelin e detit, ka një kapacitet ujëmbajtës prej 1.2 miliard metra kub ujë, kur nuk mund të shfrytëzohet për prodhim energjie.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati