Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Seal duket se Heidi Klum ka rifituar qetësinë e saj.

Prej disa kohësh ajo ka nisur një lidhje të re me truprojën e saj Martin Kirsten dhe shprehet mjaft e lumtur.

Gjithashtu ajo është shprehur se edhe fëmijët e saj ndihen mirë.

“Ata janë shkëlqyeshëm dhe është e qartë se ata nuk dëgjojnë shumë lajme dhe gjithçka tjetër, ndaj vetëm festuan Halloween-in këtu në Los Angeles.

Ata janë të lumtur”,-ka thënë modelja.

Gjithashtu modelja gjermane është nga emrat me të njohur të pasarelave.

(xh.k/shqiptarja.com)