Edhe pse është duke kaluar një periudhë të vështirë, pas ndarjes me bashkëshortin Seal, ajo nuk është dorëzuar para detyrimeve profesionale. Heidi Klum i është dashur pak kohë për të haruar divorcing, duke pozuar për revistën Instyle version Britanik, i cili do të dale në treg në muajin Mars. Bukurosha e njohur e pasareleve u shfaq e veshur me dantella e mëndafsh Roberto Cavalli, duke pranuar të rrëfejë edhe për jetën e sj private, duke pohuar se martesa e saj ka qenë një investim i madh, si dhe ka shpjeguar synimet e saj në të ardhmen. Supermodelja pranoi se marrëdhënia në fakt ka qenë vazhdimisht pasionante, gjithsesi martesa sipas saj është e paparashikueshme.