Heiko Maas emërohet shefi i
ri i diplomacisë gjermane

Heiko Maas emërohet shefi i<br />ri i diplomacisë gjermane<br>
Socialdemokratët gjermanë të premten emëruan ministrin e Drejtësisë në detyrë, Heiko Maas, si ministër i Jashtëm në qeverinë e re të koalicionit me Kristian Demokratët.

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SPD), Andrea Nahles, në një konferencë shtypi në Berlin tha se Maas kishte një “eksperiencë të shkëlqyer” si ministër i drejtësisë, ku gjithashtu tregoi aftësitë e tij diplomatike në trajtimin e shumë çështjeve evropiane.

“Unë besoj se ai do të jetë një ministër i jashtëm shumë i mirë”, tha ajo, duke shtuar se Gjermania duhet të luajë një rol më aktiv në politikën ndërkombëtare, Anadolu Agency

Avokat me përvojë, Maas 51-vjeçar, do të zëvendësojë politikanin e lartë social-demokrat, Sigmar Gabriel, i cili shërbeu si zëvendëskryetar dhe ministër i jashtëm në qeverinë e mëparshme të koalicionit.

Përkundër popullaritetit të madh që gëzon në mesin e elektoratit, Gabrielit nuk iu ofrua asnjë post në kabinet nga kreu i partisë, pas një konflikti brendapartiak i cili zgjati disa javë.

Gabrieli luajti një rol kyç në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë, pas tensioneve politike mes Berlinit dhe Ankarasë.

Krerët e SPD-së dhe blloku CDU/CSU i kancelares Angela Merkel arritën marrëveshje më 7 shkurt për formimin e qeverisë të “koalicionit të madh” pas një bllokade 136 ditësh pas zgjedhjeve.

Qeveria e re e koalicionit e kryesuar nga Merkel pritet të marrë detyrën pas votimit në parlamentin gjerman javën e ardhshme.

Ky do të jetë koalicioni i tretë midis Kristian Demokratëve dhe Social Demokratëve që nga viti 2005, i cili do t’i sigurojë Merkelit mandatin e katërt radhazi si kancelare.

Aleanca CDU/CSU e Merkelit doli si blloku më i madh në parlament pas zgjedhjeve federale të shtatorit të vitit të kaluar, por ato nuk arritën të siguronin shumicë absolute.

SPD pësoi rezultatin më të keq në dekada, por mbeti partia e dytë më e madhe në parlament.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim