SHKODER - Ngjarja e 14 tetorit, e dhunës së tifozëve dhe forcave të sigurisë serbe ndaj kombëtares shqiptare, është komentuar edhe nga ambasadori hungarez në vendin tonë Antal Heizer. Nga Shkodra, Heizer i ka bërë apel të dy sheteve Shqipërisë dhe Serbisë, që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, ndërsa ka kërkuar që politika të mos përfshihet tek sporti.
“Mendoj dhe shpresoj që çdo gjë të jetë vetëm sport dhe jo të përfshihet politika. Ne kemi 2 vende miqësore në rajon, Shqipëri dhe Serbi, teë dy këto vende qeë jane kandidate për në Bashkimin Europian. Shpresoj që ato të zgjidhin problemet e tyre. Duke e parë që nga pikat historike nuk ka tension ne Ballkan. Çfarë shikojmë ne, shikojmë probleme që duhet të zgjidhen. Këto 2 vende mendoj qeë janë të gatshme t’i zgjidhin këto probleme. Tani këto 2 vende vetëm presin që sa më shpejt të bëhen anëtare të BE dhe për të arritur këtë, ato duhet të bëjnë më të mirën e tyre.” tha Heizer
Ambasadori hungarez ka kujtuar gjithashtu se ngjarje të njëjta i kanë ndodhur edhe Hungarisë me fqinjët e saj përpara disa viteve megjithatë politikanët duhet të tregohen të zgjuar për t’i kaluar këto situata.
“Nuk dua të flas konkretisht për këtë. Edhe Hungaria ka patur të njëjtin problem me disa prej fqinjëve të saj që i ka tejkaluar. Futbolli është një arsye e mirë për ata që duan të provokojnë. Për këtë arsye shpresoj dhe besoj që politikanët janë më të zgjuar që të besojnë dhe kuptojnë se cilat janë interesat afatgjata të vendit dhe cilat janë problemet prezente. Nuk dua të flas për ngjarjen e tanishme por për të ardhmen e vendeve tuaja.” u shpreh Heizer
Ambasadori Hungarez ishte i pranishëm në qytetin e Shkodrës ku mori pjesë në 58-vjetorin e revolucionit antikomunist hungarez të vitit 1956
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com