‘Hekuri rrihet sa është i nxehtë!’ OSBE thirrje palëve politike: Koha e duhur të merrni në konsideratë rekomandimet tona

‘Hekuri rrihet sa është i nxehtë!’ OSBE thirrje palëve politike: Koha e duhur të merrni në konsideratë rekomandimet tona

Celibashi dhe Michel Tarran

Prezenca e OSBE në Shqipëri u bën thirrje palëve politike që të marrin në konsideratë rekomandimet OSBE/ODIHR-it e për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore.

Duke theksuar se “hekuri rrihet sa është i nxehtë”, ambasadori Michel Tarran theksoi se mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë! Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-s, tani është koha e duhur për të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it e për të rritur performancën e institucioneve shtetërore në trajtimin e shitblerjes së votës dhe shkeljeve të tjera zgjedhore. Prezenca mirëpret çdo nismë që i jep përparësi luftës kundër krimeve zgjedhore, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, tha ambasadori Michel Tarran, sot, në tryezën teknike të organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha: “Jemi në momentin që të kuptojmë se si mund t’i përmirësojmë çështjet e integritetit zgjedhor, duke adresuar problematikat që e cenojnë këtë integritet në mënyrën më të mirë të mundshme. KQZ-ja ka rolin e vet, por ka shumë për t’u bërë dhe nga institucionet e tjera”.

Diskutimet në tryezë u përqendruan te gjetjet e raporteve të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet e tyre për rritjen e integritetit dhe drejtësisë në zgjedhjet e ardhshme

Tryeza përfundoi duke vënë në dukje arritjet dhe sfidat në lidhje me përpjekjet institucionale për të adresuar shkeljet zgjedhore, të cilat kërkojnë zbatimin në kohë të rekomandimeve të diskutuara dhe punën e përbashkët drejt një sistemi zgjedhor më transparent dhe të drejtë në Shqipëri.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 06/06/2024 18:51

    Per mua te shkrihe partia e bashe patIA ARGITES BERISHA GAZMENTE BARDHI do fute partite te reja nga 1909 deri 2024 1 partiA patriota pArtia memedheu partia 8 nentori p artia nacjonal climtAre partia debatiku partia lidhja lezhe partia besa besa partia laberia partiaushtria partia liberale partia qeshori 1924 partia kunder alfabeti psrtia djasbora partia popullore partia kubder larkimi shqptare partia progresiv partia enver adhtetare partia vdkje fashismi liri populli psrtia alipashe tepelene partia dodone partia ismail qemali partia komiteti shpetimi partia fronti demokratik partia oer mbrotje toka shpitare parti kunder mafjes partia perseketuar partia shkronja shqipe partia kubder vjellje partia shprese partia kunder plera kimike parti mjaft partia anti patrea partia sofra tirana partia kunder kospiracjone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset