Hekurudha e re Tiranë-Durrës, çmim bilete më të lartë

Linjat hekurudhore kryesore në Shqipëri ka një gjatësi prej 416 km, por për arsye sigurie jo i gjithi është funksional për shkak të amortizimit të infrastrukturës. Përveç këtij problemi Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor ka dalë në përfundimin që shpejtësia e ulët në lëvizjen e trenave dhe koha e gjatë e udhëtimit janë dy e bëjnë jo konkurrues këtë lloj transporti. Por kjo situatë pritet të ndryshojë pas investimit prej 90.5 milionë eurosh që do të bëhet në hekurudhën Tiranë – Durrës.

Rikthimi i hekurudhave është një nga synimet e qeverisë për ta kthyer atë në shërbim të qytetarëve dhe të jetë një alternativë për transportin publik. Në vitin 2022 qytetarët pritet të kenë një hekurudhë të standardeve evropiane dhe më të sigurt. Hekurudha Tiranë-Durrës që pritet të rehabilitohet. Po ashtu do të ndërtohet edhe një zgjatim i ri nga gjurma ekzistuese deri në aeroportin Nënë Tereza.

Por nga ana tjetër rritja e cilësisë së shërbimit dhe investimi në fjalë do të rrisë çmimin e biletës për qytetarët deri në 200 lekë. Sipas të dhënave të Hekurudhës Shqiptare në muajin korrik një qytetar i rritur vajtje ardhje nga Kashari në Durrës ka paguar vetëm 110 lekë.

Rreth 60 mijë qytetar zgjodhën trenin si alternativë udhëtimi në vitin 2019, shifër që pritet të rritet me investimin e ri. udhëtimi pritet të jetë më komod por edhe më i kushtueshëm. Sipas parashikimeve pas përfundimit të investimit një biletë do të kushtojë 1.5-2 euro, dhe vajtje-ardhje një qytetar minimumi duhet të paguaj nga 3 deri në 4 euro.

Tenderi për projektin e hekurudhës ka hyrë në fazën përfundimtare, kur pritet të hapen edhe ofertat financiare. Pas nënshkrimit të kontratës kompania fituese do të ketë dy vite kohë për ta përfunduar atë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durres: 29/08/2020 20:14

    hahaha po ne kemi harruar fare te shohim tren e keni pare sheshin e stacionit ne durres si eshte katandisur cope cope 1000 makina e autobuz qe bejne nje kaos te vertete si ne mesjete po per stacion e per tren eshte akoma nje enderr .

    Përgjigju
  • A. N.: 29/08/2020 00:34

    Vagonat qe dergonin te burgosurit ne kampet e perqendrimit ne kohen e nazizmit ishin shume me te mire se ata qe ofron hekurudha shqiptare sot. Te shtosh cmimin e biletes duhet nje kurajo jashtezakonisht e madhe. Suksese

    Përgjigju
  • lola: 28/08/2020 19:34

    ahahaha ca lajmi ahaha po te behet njehere se s ka shans t behet deri 2022 aq sa beri basha metron ka . do behet sot do behet nsr ka qe ne kohen e nanos ky muhabet

    Përgjigju
  • Ggg: 28/08/2020 19:09

    Hahahaha.... 4 euro vajtje ardhje.... per mendimin tim mos e beni fare sepse ska per te hypur njeri me ate cmim.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK