Hekurudha, Haxhinasto me kinezët
e CRRC: Kontrata brenda mandatit

Hekurudha, Haxhinasto me kinezët<br />e CRRC: Kontrata brenda mandatit
TIRANË - Ministri i Transportit dhe Infrastruktures z. Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e firmës më të madhe kineze në  transportin hekurudhor CRRC.

Gjatë takimit ministri Edmond Haxhinasto, theksoi se qeveria shqiptare dhe digasteri që drejton, po i kushtojnë një vemendje të madhe transportit hekurudhor.

Ministri theksoi se po punohet që brënda këtij mandati qeverisës, të lidhet kontrata për linjën hekurudhore që do të lidhë Tiranën me aeroportin e Rinasit dhe me qytetin e  Durrësit.

Paralelisht po kryet studimi fizibilitetit për gjithë rrjetin hekurudhor shqiptar, që do të synojë ndërtimin e linjave hekurudhore me standarte europiane, dhe do të vlerësojë mundësinë e lidhjes me hekurudhat e vendeve  fqinje, si me Kosovën dhe Maqedoninë, për të qenë pjesë e rrjetin rajonal dhe europian hekurudhor. Ministri Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinsto, tha se krijimi i një klime të favorshme ndaj bisnesit është prioritet i kësaj qeverie, dhe interesimi i shumë kompanive prestigjoze ndërkombëtare e tregon këtë.

Drejtues të kompanisë CRRC, gjatë takimit me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, shfaqën interesin e tyre për tu futur në tregun shqiptar, dhe për të investuar në rrjetin hekurudhor.

Kompania CRRC është ndërmë të mëdhatë në tregun aziatik dhe atë kinez, në furnizimin me teknologji dhe pajisje të një teknologjie të lartë për hekurudhat.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve

VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve