Helidon Bendo, emigranti me
dy emra në krye të SHISH-it

Helidon Bendo, emigranti me<br />dy emra në krye të SHISH-it<br>
Zbardhet formulari i vetëdeklarimit të kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Helidon Bendo. 

Në fomularin e plotësuar në kuadër të dekriminalizimit i cili është siguruar nga Shqiptarja.com, Bendo rezulton me dy emra, Helidon dhe Johan. Ndryshimi i emrit në Johan nga 46-vjeçari është bërë gjatë viteve të emigrimit në Greqi.

Në shetin fqinj ai njihet pikërisht me emrin Johan Bendo. Helidon Bendo ka lindur në Korçë në vitin 1971. Ai ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, si zëvendës i Visho Ajazi Likës i cili u dorëhoq sot, nga muaji prill i vitit 2016 me propozim të kryeministrit Rama dhe dekret të ish-presidentit Nishani, ndërsa prej 21 vitesh punonte në SHISH. 
formulari foto 1

formulari foto 1
(Formulari i vetëdeklarimit të kreut të ri të SHISH, Helidon Bendo)

helidon bendo
Helidon Bendo
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë