Drejtuesi politik i PDShkodër, Helidon Bushati, zhvilloi sot një takim me biznese. Bushati akuzoi qeverinë se ka lënë në harresë bizneset gjatë 8 viteve qeverisje, ndërsa i ftoi ata që të votojnë PD duke thënë se gjërat do të ndryshojnë pas 25 prillit.

Sipas tij, Partia Demokratike është e vetmja alternativë për vendin, ndërsa vuri theksin edhe njëherë te programi ekonomik i kësaj force politike.

"Edhe 2 jave na ndajnë nga vendimi historik për të votuar për ndryshimin. PD e vetmja alternativë për Shkodrën dhe Shqipërinë. Fitorja duhet të jetë e thellë , për që të jetë e thellë duhet me shku sa ma tepër me votu , sa ma tepër", tha ai.