Helidon Bushati: Të nisin protestat në
të gjithë vendin, “s’mban më ujë pilafi”

Helidon Bushati: Të nisin protestat në<br />të gjithë vendin, “s’mban më ujë pilafi”
Dhjetëra qytetarë shkodranë u tubuan sot në një protestë paqësore, të thërritur nga Sindikatat.  Edhe pse nuk është protagoniste e kësaj proteste, nga ana tjetër Partia Demokratike mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar kundër varfërisë.

Deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati u shpreh për Shqiptarja.com se duhet të ngrihen në këmbë të gjithë shqiptarët, pasi sipas tij Rama-Meta e kanë çuar vendin në mjerim.

“Kështu si po shkojnë punët, nuk mban më ujë pilafi. Duhet të ngrihen në këmbë të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai. I pyetur se pse PD ende nuk i ka thërritur protestat, ndryshe nga sa premtoi kryetari Basha pas zgjedhjeve të 21 qershorit, ai thotë se është duke u përgatitur kalendari.  Ndërsa insiston se PD duhet të thërrasë protestat në të gjithë Shqipërinë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon