Pas helmimit të 18 personave në restorantin "Artigiano" mesditen e kësaj të premteje ka reaguar në një deklaratë Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit. 

Nga inspektimet e bërë nga ana e AKU gjatë muajit shkurt, ka rezultuar se në restorant ka mangësi në dokumentacionin shoqërues të produkteve ushqimore, pra dokumente që i mungonin sistemit të gjurmueshmërisë.

Për këtë arsye, sqaron AKU restoranti "Artigiano" në Tiranë ka qënë në vëmendjen e tyre dhe se ndaj tij është marrë masë disiplinore disa herë në vlerën e 100 mijë lekëve. 

Ndërkohë në deklaratën e saj AKU ka garantuar konsumatorët se asnjë nga restorantet në Tiranë nuk i shpëtojnë kontrolleve të tyre pavarësisht emrit që mund të kenë apo zonën në të cilën ndodhen.