Pas helmimit të 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Ersid Hasesallari është larguar nga porti i drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (AKU).

Hasesallari është emëruar drejtor Mjedisi pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), detyrë të cilën e ka marrë zyrtarisht të premten.

Sakaq, tashmë ish-drejtor i AKU-së, Ersid Dasesallari është thërritur dhe në Prokurorinë e Tiranës ditën e nesërme nga prokurori i çështjes Bledar Valikaj për tu marrë në pyetje lidhur me rastin e helmimit në Akademinë e Sigurisë.

52 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan pasi konsumuan ushqimin e ardhur nga kateringu ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

AKU ka bllokuar aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.