Duke folur pas një takimi të komitetit qeveritar të emergjencave, Cobra, zonja Rudd tha se qeveria po përdorte burime të mëdha për të gjetur dhe identifikuar ata që ishin përgjegjës për vrasjen në tentativë.
"Më shumë se 240 dëshmitarë janë identifikuar pasi policia po heton mbi ish-spiunin rus", tha sekretari i shtetit. Amber Rudd vlerësoi profesionalizmin e policisë që tani po shqyrton më shumë se 200 dëshmi.
Më shumë se 250 policë kundër terrorizmit janë përfshirë tani në atë që sekretari e ka përshkruar si një "hetim madhor".
Zonja Rudd tha se Col Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij, 33 vjeç, të cilët po trajtohen në Spitalin e Qarkut Salisbury, mbeten në një gjendje "kritike, por të qëndrueshme".
Redaksia Online
xh.m/shqiptarja.com