Helmimi i ish-agjentit rus dhe vajzës së tij, doktorët: Nuk  mendonim që do mbijetonin

Helmimi i ish-agjentit rus dhe vajzës së tij, doktorët: Nuk  mendonim që do mbijetonin

Rasti i helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij mund të kishte përfunduar me vdekjen e tyre. Këtë e kanë pranuar doktorët të cilët u kujdesën për kurimin e familjes që ra pre e një sulmi me agjent nervor në 4 mars, në Angli. Doktorët gjithashtu deklaruan se nuk është ende i qartë ndikimi që do të ketë helmimi për shëndetin e Skripalëve në afatgjatë.

Doktorët përgjegjës për kurimin e familjes Skripal, të cilët u helmuan në Britani, deklaruan se ata nuk prisnin që viktimat e sulmit me agjent nervor të mbijetonin.

Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, stafi i spitalit Salisbury pranoi se rasti i helmimit të Sergei dhe Yulia Skripal ishte aq i rëndë, saqë pati dyshime nëse at e bijë do të mund t’i rezistonin ekspozimit ndaj helmit Novichok.

Sipas stafit mjekësor, nuk është e sigurt çfarë ndikimi mund të ketë episodi i helmimit në shëndetin e Skripalëve në afatgjatë. Doktorët gjithashtu deklaruan se dyshimet fillestare ishin se at e bijë kishin kaluar në mbidozë opioide, përpara se diagnoza të ndryshonte dhe kimikati helmues të identifikohej si agjenti i fuqishëm nervor Novichok.

Kujtojmë se Sergei Skripal, një ish-kolonel i inteligjencës ushtarake ruse dhe vajza e tij Yulia, u gjetën pa ndjenja në një stol publik në qytetin jugor anglez të Salisbury-t në 4 mars.

Britania fajësoi Rusinë si përgjegjëse për helmimin e Skripalëve dhe qeveritë perëndimore, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, përjashtuan mëse 120 diplomatë rusë.

Por Kremlini zyrtar mohoi të jetë përfshirë në incident dhe u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave