Helmimi i mbi 1500 personave nga uji në Deçan, ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit”

Helmimi i mbi 1500 personave nga uji në Deçan, ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit”

Prokuroria në Pejë ka ngritur dy aktakuza për helmimin e mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan dhe fshatrave përreth, në korrik të vitit të kaluar.

“Pas një hetimi intensiv në çështjen penale me rastin e helmimeve të 1500 qytetarëve, sot kam ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës për veprën penale ‘Mos evitimi i rrezikut’”, deklaroi në një konferencë për media prokurori Durjan Juniku.

Aktakuzat janë ngritur ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, saktësisht kimistes dhe drejtorit të Departamentit Teknik për mungesë të klorit dhe të testimeve të ujit.

Ndërkaq lidhur me personat e dyshuar të nacionalitet serb, është thënë se kanë përfunduar hetimet dhe ka rezultuar se nuk kanë pasur lidhje me rastin.

Kujtojmë që në korrik të vitit të kaluar 1500 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore, ku në mesin e tyre 51 kanë qenë fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore që u lidhën me ujin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë