Helmimi i Navalny/ Policia ruse kërkon të marrë në pyetje kritikun e Kremlinit

Helmimi i Navalny/ Policia ruse kërkon të marrë në pyetje kritikun e Kremlinit

Policia e Moskës nuk do të filloj hetimet në territorin rus, por këmbëngul të marrë pjesë në hetimin gjerman për helmimin e kundërshtarit të Kremlinit Alexei Navalny.

Sot autoritetet njoftuan se do të kërkojnë nga Gjermania mundësinë e marrjes në pyetje të Navalny pasi ky i fundit ka dalë nga gjendja e komës artificiale.

Ai u sëmurë teksa po fluturonte nga qyteti i Tomsk në Siberi për në Moskë. Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në Omsk dhe më pas u transferua në Berlin, ku mjekët arritën në përfundimin se ai ishtë helmuar nga një agjent nervor i llojit Novichok, krijuar nga specialistë sovjetikë për qëllime ushtarake.

Sipas rusëve policia vendase kërkon nga pala gjermane që ti mundësohet marrja në pyetje e Navalny gjë e cila do ndihmojë në nxjerrjen e personave përgjegjes të helmimit të supozuar.

Policia ruse pretendon të ketë marrë në pyetje të gjithë anëtarët e ekipit të Navalny përveç një "që jeton në Britaninë e Madhe i cili shmangu hetimet duke fluturuar për në Gjermani në 22 Gusht".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni