Helmimi i Alexei Navalny me Novichok, agjentin nervor sovjetik, ka bërë që të rritet presioni për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Kancelarja Merkel kishte kërkuar ndihmën e BE dhe NATO-s për të përcaktuar masat që do të merren. Ditën e sotme ishte radha e ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas, i cila është shprehur se nëse Rusia nuk bashkëpunon Berlinin mund të rishikojë projektin “Rrjedha e Veriut 2”( Nord Stream 2).

Shpresoj që rusët nuk do të na detyrojnë të ndryshojmë qëndrim lidhur me këtë projekt” është shprehur ministri i jashtëm për të përjavshmen “Bild”.

Ai vazhdoi fjalën e tij duke thënë se vetëm pak njerëz e posedojnë një helm të tillë dhe se Rusia duhet të bashkëpunoje. Në anën tjetër pala ruse ka mohuar akuzat, por është treguar e gatshme për të ndjekur një hetim të përbashkët.

 “Le ta marrim me qetësi, specialistë nga Rusia dhe specialistë të toksikologjisë nga Gjermania le të mblidhen dhe të diskutojnë nëse Navalny u helmua, pasi nëse rezulton kështu, se ai është helmuar, atëherë ne besojmë se është e nevojshme që në Rusi të nisë një hetim penal”, tha Leonid Roshal, president i Dhomës Kombëtare Mjekësore të Rusisë.

 Alexei Navalny, lideri opozitar rus u ndje keq gjatë një fluturimin nga Siberia për në Moskë me 20 Gusht, pas së cilës ai ra në gjendje kome. Momentalisht ai gjendet në një klinikë në Berlini. Mjekët atje pretendojnë se kanë gjetur gjurmë të një agjenti nervor të llojit Noviçok, i njëjti që helmoi ish-spiunin Sergei Skripal në Angli e që tregon se përgjegjësia i përket Rusisë./ Përgatiti Suada Mehmetaj