"Pozicioni i Moskës (për rastin Skripal) është i njohur ... Moska nuk kishte të bënte me incidentin që ndodhi në Britaninë e Madhe", tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Rusia tha se nuk do t'i përgjigjej ultimatumit të vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May, e cia kërkoi një shpjegim për "helmimin" e 66-vjeçarut Skripal dhe bijës së tij. Afati i fundit i May-t përfundoi të mërkurën në mesnatë.
Peskov shtoi se Moska mbetet e hapur për "bashkëpunim në hetimin e rastit". "Fatkeqësisht, nuk kemi pasur ndonjë reciprocitet nga pala britanike," përfundoi ai.
Të martën, Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov bëri thirrje për një procedurë të pranuar ndërkombëtarisht në këtë rast dhe nuk pranoi t'i përgjigjet ultimatumit të kryeministres britanike. "Sapo dëgjuan thashethemet se helmimi i Skripal përfshiu një agjent të prodhuar nga Rusia, dërguam një kërkesë zyrtare për qasje në këtë kompleks në mënyrë që ekspertët tanë të mund ta provonin atë në përputhje me Konventën e Armëve Kimike, " tha ai në të martën.
Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com