Helmimi i spiunit rus/ Ushtria
britanike rrethon fshatin në Angli

Helmimi i spiunit rus/ Ushtria<br />britanike rrethon fshatin në Angli<br>
Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Yulia, 33, të cilët janë ende në gjendje të rëndë dhe po luftojnë me vdkjen pasi u gjetën pa ndjenja në stolin e një parku te një qendër tregtare në Londër një javë më parë, të dyshuar për helmim, kanë bërë që i gjithë shteti britanik të mobilizohet. 

Policë me uniforma dekontaminuese dhe ekspertët e armëve kimike të ushtrisë britanike u shfaqën në një fshat të vogël në Wiltshire në kuadër të lëvizjes më të fundit lidhur me çështjen e helmimit të spiunit rus.

Fshati i Winterslow, me 2,000 banorë, është skena më e fundit e mbyllur nga detektivët që po hetojnë për sulmim me gaz nervin ndaj spiunit rus Sergei Skripal e ndodhur rreth një javë më parë.

Një kamion i ushtrisë dhe ushtarë me maska anti-gaz, së bashkë me makinat e policisë dhe të ambulancave u shfaqën në fshatin e qetë pranë Salisbury. Policia nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë se çfarë po ndodh.

Një gjë e tillë ndodh në momentin kur ish-shefi mjekësor i Anglisë tha se autoritetet nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i siguruar njerëzit në zonën e cila mund të jetë kontaminuar nga sulmi me gaz nervin ndaj spiunit tus.

Profesori Sir Liam Donaldson tha se krerët e shërbimeve të shëndetësisë dhe emergjencave duhet të kishin ngritur një qendër emergjencash shëndetësore dhe një linjë emergjencash në Salisbury pas një gjyqi për helmim që është hapur për rastin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

ang

Pamje nga ndërhyrja e ushtrisë britanike në fshat

ru

Spiuni rus dhe vajza e tij, të dy të helmuar me gaz nervin

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë