Vrasja që dyshohet se ka  ndodhur më 30 prill të vitit 2017 në Tiranë, por që ishte raportuar si një vdekje natyrale, kur nusja asokohe 20 vjeçare Marjana Cmeta kishte vrarë vjehrrën Lirije Lamin duke përdorur fotoksinën ka arritur që të zbardhet nga Prokuroria, duke e hetuar pa dijenin e saj autoren e dyshuar.

Mësohet se pas krimit, autorja e dyshuar është rrëfyer pranë hoxhës Hysen Shehu, gjithashtu i shoqëruar për moskallzim krimi për krimin e kryere dhe një gjë e tillë është regjistruar me video, duke u kthyer kështu në një provë të fortë kundër saj.

Të premten, autorja e dyshuar dhe tre personat e shoqëruar për mos-kallzim krimi mes të cilëve edhe burri i viktimës do të dalin para gjykatës.

Çështja është zbardhur nga Prokurori Besnik Muçi, i njëjti që ka zbardhur edhe krimin makabër të ndodhur rishtazi në Fier.

s.k/Shqiptarja.com