Helmimi nga fasoneri, Dhurata Çupi: Askush nuk flet për 13 gratë e vajzat

Helmimi nga fasoneri, Dhurata Çupi: Askush nuk flet për 13 gratë e vajzat

Dhurata Çupi, deputete e PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka risjell në vëmendje helimin e 13 grave e vajzave në një fasoneri, duke thënë se duhet të ketë qartësim të ngjarjes dhe përgjegjësi për autorët. Në një shkrim shpërndarë në mediat sociale, deputetja demokrate, nënvizon faktin se nga ana e institucioneve përgjegjëse ka vetëm heshtje. Sipas Çupit, përgjegjësitë e helmimit të 13  grave dhe vajzave, duhet të dalin para drejtësisë.

“Heshtin institucionet e drejtësisë e të policisë, hesht qeveria e cdo hallkë e saj për 13 gratë që u helmuan nga kimikatet në një fabrikë fasonesh në durrës. Pse nuk thotë askush një variant zyrtar të kësaj ngjarjeje, përgjegjësit që shkaktuan atë jo vetëm që nuk janë përpara drejtësisë por vazhdojnë jetën të qetë. Bëhet fjalë për 13 gra e vajza të cilat me djersën e tyre mundoheshin të ushqenin familjet e tyre me bukë, por që cdo ditë ushqenin trupin e tyre me helme që u rrezikuan jetën”, shkruan deputetja.

Në vijim të reagimit deputetja e PD bën paralelizëm me takimet llogaridhënëse të qeverisë në qytetet e Shqipërisë.

Jeta e tyre për institucionet shqiptare vlen më pak se sa propaganda e përditëshme e "llogaridhënies" me veten jo për hallet e njerëzve. Ato nuk ishin gra që mund të thurin lavde apo që mbushin karriget bosh të shoë-t të propagandës por ishin nëna e motra që në kushte skandaloze e përtej çdo tesere partie donin të mbanin familjet me bukë. Parlamenti në unanimitet ka miratuar një rezolutë për të drejtat e grave dhe kundër dhunës ndaj tyre, por kjo sjellje e autoriteteve shqiptare tregon që ajo mbetet thjeshtë një letër që nuk shërben në praktikë. Kjo heshtje nuk mund të pranohet reagimi duhet të jetë i menjëhershëm ndërsa organet e drejtësisë duhet të vënë përgjegjësit përpara ligjit”, shprehet deputetja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas