Pamje të RËNDA/ Helmohen 9 qen te qendra vullnetare e kujdesit ndaj kafshëve në Vlorë, gjendet mish i grirë në tokë! Aktivistja: Dyshoj te 2 persona që kam pasur kontradikta

VLORË- Qen të ngordhur, të shtrirë në oborrin e qendrës së kujdesit ndaj kafshëve në Vlorë. Është kjo pamja e trishtë që është përballur mëngjesin e sotëm, vullnetarja Entela Guberaj, e cila prej 8 vitesh merrte qentë nga rruga dhe i strehonte në këtë qendër, duke i dhënë ushqim dhe i adoptonte jashtë vendit.

9 qen nga kjo qendër janë helmuar dhe për pasojë kanë ngordhur, teksa në tokë është gjetur mish i grirë me helm. Ajo që e bën më të trishtë këtë ngjarje është se nesër këto qen do të dërgoheshin në Itali pasi do adoptoheshin nga familje italiane. Guberaj thotë se dyshon te dy persona, me të cilët ka pasur dhe kontradikta.

"Këto janë qenë të shpëtuar nga rruga, me probleme shëndetësore, i kisha strehuar këtu se ishin për t'u adaptuar nesër në Itali. Vij në mëngjes si zakonisht dhe shikoj që nuk më afroheshin te porta, nuk pashë asnjë lëvizje, ndërkohë kisha në dorë 2 qenë dhe shikoj i gjej qentë të ngordhur, jo vetëm brenda, por edhe jashtë rrethimit, kam qetur mish i grirë, sigurisht ka qenë me helm. Prej 8 vjetësh merrem vullnetarisht me qentë e rrugës, është e dhimbshme se nesër do iknin në Itali, kam dy persona që kam pasur kontradikta në lidhur me qentë se nuk janë helmuar vetëm në këtë oborr, por edhe te një tjetër. 100 qenë kuroj mesatarisht, dhe që i bëj me adoptime", tha ajo.

Guberaj ka bërë thirrje pushtetit vendor dhe qeverisë që të bëj një ligj në mbrojtje të kujdesit ndaj kafshëve, teksa ka dhënë dhe disa propozime.

"Nga pushteti vendor, nga qeveria do kërkoja që të bënte një ligj për mbrojtjen e kafshëve, që të rregullohet situata, se 50% e qeneve janë me pronar të braktisur, siç regjistrohen fëmijët, të regjistrohen dhe qenët që nëse gjenden në rrugë të gjobitet pronari, siç funksionon në botë, ligji nuk funksionon, se sa do të bëjmë vullnetar, nuk mund të bëjmë dot vetëm", tha Entela Guberaj.

Policia dhe veterinerë nga Bashkia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

1624267717_QEN.jpg

1624267726_Sequence03.00001202.Still009.jpg

Qentë e ngordhur

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2021 01:26

    Kuriozitet:Ne Amerike,strehimet e qenve mbahen kryesisht me donacione dhe kur adopton ose ble nje qen duhet t'a regjistrosh patjeter ne bashki.Kjo behet kryesisht per te mbajtur nen kontroll berjen e vaksinave kunder terbimit.Gjendja e ketij strehimi eshte O.K.per nivelin e Shqiperise,por duhet permiresuar .

    Përgjigju
  • lola konti tirana: 21/06/2021 14:46

    bravo horrorista. ju plera qe ju mban kjo toke . normale do ju mbaje se jeni shumice popull plere pak vriteni me njeri tjetrin po me qente c patet

    Përgjigju
  • Selenicë: 21/06/2021 12:51

    Njerëzë shumë të liqë vlonjatët. Katilë barbarë!

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/06/2021 12:49

    Vlorë fundërrinë! Vlonjatë fundërrina! Natyra martë hak tek fëmijët vlonjatë. U shofshin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri