Helmoi vjehrrën në '17/ Pranga
nuses, vjehrri s'kallzoi krimin

Helmoi vjehrrën në '17/ Pranga<br />nuses, vjehrri s'kallzoi krimin<br /><br>
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku mësohet se nusja 21-vjeçare është arrestuar sot, pasi një vit më parë ka helmuar me fostoksinë vjehrrën e saj 48-vjeçare.

Mësohet se kjo vdekje ishte raportuar si e ndodhur për shkaqe natyrore, por nga hetimet ka rezultuar se nusja e re për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme ka përdorur helmin për ekzekutimin e mamasë së burrit të saj.

Autorja e krimit Marjana Cmeta, dyshojet se e vrau vjehrrën Lirije Lami 48-vjeçe, më 30 Prill 2017 në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz  duke përdorur helmin e rëndë.

Arresitmi i saj është kryer sot në Kamëz.

Disa muaj pas krimit, duket se nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin.

Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës Agim Lami.

Por si hoxha Hysen Shehu ashtu edhe bashkëshorti i viktimës kanë rënë në pranga, pasi nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë.

Në pranga ka rënë edhe një i afërm i Hoxhës që ishte në dijeni gjithashtu të videos së filmuar nga Shehu.

Çështja është zbardhur nga Prokurori Besnik Muçi, i njëjti që ka zbardhur edhe krimin makabër të ndodhur rishtazi në Fier.

cifti
(Agim Lami dhe viktima Lirije Lami)
hoxha
(Hoxha Hysen Shehu)

Në komunikatë e policisë njoftohet:

Finalizohet operacioni "Heshtja e zgjatur".

Në pranga katër shtetas

Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni "Heshtja e Zgjatur", si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal "arrest ne burg" të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz .

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Shtetasit e meposhtem :

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen .

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

Ky krim i rëndë që trondit opinionin publik vjen pak kohë pas rastit të Fierit, ku burri raportoi si vdekje natyrale vrasjen e bashkëshortes, por më pas 75 vjeçari në fjalë u arrestua gjithashtu me akuzën e vrasjes së saj. Namik Velaj e kishte mbytur bashkëshorten e tij Verkë Velaj me litar në fyt, ndërsa vrasja u zbulua një vit më vonë.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?