POGRADEC - 47-vjeçarja F. Pine u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në një prej dhomave të hotelit “Enkelana” në qytetin e Pogradecit, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të vetëhelmimit me fotoksinë.

Kanë qenë uniformat blu të qytetit që gjetën shtetasen e vetëhelmuar, e cila është banore në fshatin Kreshpanj të Korçës. 47-vjeçarja përpara se të vetëhelmohej u kishte dërguar një mesazh telefonik familjarëve të saj ku i informonte për aktin që po ndërmerrte.
Pas marrjes së mesazhit të afërmit e saj lajmëruan policinë, e cila bëri të mundur transportimin e shtetases F.Pine drejt spitalit rajonal të Pogradecit.
Grupi hetimor po heton për zbardhjen e arsyeve që çuan 47-vjeçaren F. Pine drejt vetëhelmimit.

(aq/shqiptarja.com)