Hëna dhe Dielli janë të favorshëm në dashuri... horoskopi për sot

Hëna dhe Dielli janë të favorshëm në dashuri... horoskopi për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të enjten mund të keni një takim të veçantë dashurie. Nëse një marrëdhënie nuk funksionon, jepini fund. Ndërsa në punë kini durim se do të vijë një propozim që ia vlen.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Dy ditët e ardhshme janë pozitive dhe do të jeni të lumtur sa i përket anës sentimentale, pavarësisht dyshimeve që do të keni. Në punë, lërini situatat të ecin në rrjedhën e vet.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Këto ditë janë të këqija për ndjenjat për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Nëse një marrëdhënie mund të shpëtohet, shmangni polemikat. Edhe në punë mos bëni hapa të rrezikshëm.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Nëse keni diçka për të diskutuar me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni, bëjeni të enjten sepse do ju ndihmojë Hëna. Në punë, ajo që bëni të enjten është shumë e rëndësishme pavarësisht lodhjes.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Hëna dhe Dielli janë të favorshëm në dashuri, ndërsa të enjten premtohet të jetë një ditë interesante! Një ide e mirë mund të vijë në punë, ndërsa dikush po fillon të përgatitet për një punë të re.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Këto ditë jeni të inatosur, por gjithçka zgjidhet me komunikim. Edhe në punë mund të keni nevojë të rishikoni diçka apo të rishikoni një marrëveshje.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Situata në dashuri po rikuperohet, por bëni kujdes të enjten sepse mund të keni përplasje të forta. Ide të mira keni edhe në punë, falë qiellit të favorshëm me praninë e shumë planetëve.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Këto ditë janë të mrekullueshme për një rikuperim, qoftë nga ana psikologjike apo fizike. Nga 29 deri në 31 mund të ndodhë diçka e mirë në dashuri. Në punë jeni në një situatë disi të veçantë. Mund të mos jetë krizë, por duhet të sqaroni gjërat.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Ndikimi i Hënës ju ndihmon që të bëni plane për marrëdhënien tuaj. Nëse punoni ose studioni, mund të keni njohuri të mira.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Prisni edhe një ditë për të përjetuar emocione në dashuri. Në punë nuk dini me çfarë të vazhdoni, ju duket sikur jeni në një situatë të pakëndshme.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri mund të kthehen problemet nga e kaluara, por do ia dilni t’i kapërceni. Në punë mund të ketë diskutime sepse keni ide të çmendura.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Mund të ketë disa probleme të vogla në dashuri, por janë të përkohshme. Do të keni shumë mendime për një projekt në punë, por mos u dorëzoni derisa të gjeni zgjidhjen.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati