Hëna do ndriçojë shumë fusha të jetës tuaj/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

Hëna do ndriçojë shumë fusha të jetës tuaj/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

Dashi

Hëna do ndriçojë shume fusha te jetës tuaj sot dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene shume here me e mire. Do bëni te pamundurën për te vendosur harmoninë ne jetën tuaj. Beqaret duhet te dëgjojnë zemrën dhe te rendin pas personave qe pëlqejnë. Ne planin financiar mire është te mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur te ndiheni te sinqertë për gjendjen ne te cilën ndodheni.

Demi

Gjate kësaj dite Venusi do i beje ata qe janë ne çift te kenë një bashkëpunim me te ngushte me partnerin e tyre. Edhe ata qe kane pasur probleme do mund t’i zgjidhin ato menjëherë. Beqaret më me fat do jene ata qe do kenë durim dhe do presin momentin e duhur për te vepruar. Ne planin financiar situata do mbetet gjithë kohës nen kontroll sepse kurdoherë do bëni një menaxhim te kënaqshëm.

Binjakët

Ne planin dashuror mund te hezitoni shpeshherë gjate kësaj dite dhe do keni frike te hidhni hapa te mëdha. Për fat te mire do keni disa miq qe do ju mbështesin dhe do ju ndihmojnë. Beqaret nuk duhet te kenë frike nga asgjë sepse sot do ju shfaqet personi qe ka vërtet vlera. Perspektivat financiare do jene goxha te mira. Duke bere edhe pak kujdes me shpenzimet situata mund te përmirësohet me tepër.

Gaforrja

Fale yjeve dhe veçanërisht Hënës, jeta juaj ne çift do jete shume me e bukur dhe me e qete sot. Ai qe keni ne krah do dije si t’iu kënaqë kështu qe edhe ju duhet ta lëshoni veten dhe te bëni atë qe do ndieni. Beqaret do argëtohen pafundësisht dhe do ndihen mire edhe pse nuk do jene kushtet për një lidhje te qëndrueshme. Situata financiare nuk do përbëjë asnjë lloj problemi.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje përgatituni te përjetoni emocione te veçanta sot. Çdo moment do jete i veçantë sepse partneri do mendoje t’iu surprizoje. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ne një moment apo ne një tjetër do ju shfaqet personi ideal qe nuk duhet ta humbasin. Ne planin financiar Plutoni do ua beje gjerat shume me te lehta. Nuk keni për te pasur asnjë problem kur te shpenzoni.

Virgjëresha

Dita e sotme nuk do jete as e shkëlqyer, por as shume problematike për ata qe janë ne një lidhje. Duhet patjetër te mendojnë te bëjnë diçka ndryshe nëse nuk duan qe shume shpejt rutina te sjelle mërzitje te mëdha. Beqaret qe kane pritur gjithë këto kohe për te realizuar takimet e ëndërruara, sot do ndihen mire. Ne planin financiar duhet te merrni masa drakonike qe t'ia dilni mbanë.

Peshorja

Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do zbuloni edhe disa ane te tjera te karakterit te partnerit te cilat do ju bëjnë ta dashuroni edhe me tepër. Për beqaret jeta do marre një tjetër drejtim pasi një shoqëri e hershme do shndërrohet ne diçka me tepër. Shpenzimet duhet t'i kryeni gjithmonë te mirëmenduara nëse nuk doni te keni probleme me vone.

Akrepi

Dite shume konfuze do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shpeshherë do gjenden edhe ne situata te vështira dhe nuk do dine çfarë te bëjnë. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe do takojnë dhe gjasat janë qe te filloje një lidhje e bukur. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi, kështu qe nuk do keni aspak tronditje ne jete sektor.

Shigjetari

Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift ka pasur disa tronditje, sot situata do ndërlikohet edhe me tepër. Disa persona te jashtëm do kenë ndikim te madh dhe do ua prishin plotësisht harmoninë. Beqaret do jene shume te pavëmendshëm ndaj personave qe do ju kalojnë pranë dhe mund te humbasin mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar nuk pritet asnjë lloj vështirësie kështu qe mos u shqetësoni aspak.

Bricjapi

Dita e sotme do ketë zhvillime mjaft pozitive. Entuziazmi do rikthehet ne jetën tuaj dhe kënaqësitë do shumëfishohen. Ja pra pse asnjëherë nuk duhet humbur besimi. Për beqaret gjithashtu do ketë surpriza te njëpasnjëshme dhe deri ne fund te ditës pjesa me e madhe do e ketë gjetur shpirtin binjak. Buxheti ka për te qene goxha i mire, por duhet t'i shmangni tani për tani investimet e mëdha.

Ujori

Gjate kësaj dite dashuria nuk do jete shume e privilegjuar. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do pranoni te toleroni asnjë çast. Po vazhduat kështu dijeni se e ardhja nuk do jete e mire. Beqaret do i ndihmojnë shume njohjet e shumta qe kane për te takuar persona te rinj. Ne planin financiar ne disa momente mund t’iu lëshojnë nervat dhe mund te bëni gabime.

Peshqit

Merkuri do ju beje me idealiste sot ju te dashuruarve. Do jepni shume nga vetja ne mënyrë qe ta kënaqni partnerin dhe ta bëni te ndihet i plotësuar. Beqaret do realizojnë disa takime te ethshme qe me siguri shume shpejt do shndërrohen ne diçka me tepër. Buxhetin do dini si ta organizoni ne çdo moment dhe gjendja ka për te qene e shkëlqyer ne çdo çast.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit