Hëna është me ju këtë të shtunë... horoskopi për ditën e sotme

Hëna është me ju këtë të shtunë... horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

E shtuna mund të kthehen disa probleme në çift, ashtu siç ndodhi fundjavën e kaluar. Në punë keni nevojë për pak optimizëm, të kultivoni projekte të reja.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Në dashuri mund të përjetoni ndjesi të këndshme, ndërsa do të keni lajme të mira në fundjavë. Në punë mund të vendosni të ndryshoni bashkëpunime, ndoshta duke filluar nga e para.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri, shumë gjëra të reja janë në horizont, por do të duhet të përpiqeni të lëshoni veten. Një lajm i mirë është edhe për punonjësit që do të jenë në gjendje të marrin një promovim.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Hëna është me ju të shtunën dhe ju jep besim, gjë që ju mungonte në ditët e para të shkurtit. Diçka nuk shkon në punë por përpiquni të trajtoni çdo gjë me qetësi.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Dashuria do të evoluojë dhe Hëna së shpejti do të jetë pranë jush. Të hënën 14 dhe të martën 15 mund të ketë emocione të paharrueshme. Situata në punë është më kërkuese se dashuria dhe së shpejti mund të merrni një lajm të mirë për të ardhmen tuaj.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Nëse keni qenë për pak kohë larg dashurisë, këtë të shtunë do të ketë një afrim. Për punën duhet të prisni momentin e duhur, kërkesat mund të avancohen por ato që ju kërkoni, do të realizohen nga vera.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të shtunën mund të bëni një bisedë shumë të qartë me partnerin tuaj. Fundi i muajit është shumë premtues në punë, ndaj duhet të dini si të përfitoni prej tij.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Emocionet që lindin në këtë periudhë janë të rëndësishme, veçanërisht për ata që janë mësuar të jenë vetëm. Pozicionet e reja sjellin përgjegjësi të reja në punë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Do e keni vështirë që të përmbaheni të shtunën, por duhet të përpiqeni. Është e lehtë për dikë që të debatojë me ju në punë, por përpiquni të mos mendoni për këtë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në këtë periudhë, jeni në një gjendje trazirash emocionale. Vetëm ju që nuk ndaleni për asnjë moment e keni vënë re mënyrë e shpejtë se si kanë kaluar këto ditë, por mbingarkesa do ju shpërblehet.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Situata e përgjithshme ju fton të dashuroni pa probleme apo frenime të çfarëdo lloji. Nëse dikush ju ofron një marrëveshje të mirë, tani është koha e duhur që ta mendoni seriozisht.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

E shtuna është një ditë shumë interesante për dashurinë, sidomos për ata që po shijojnë histori dashurie prej kohësh. Për ata që do të keni takime biznesi, Jupiteri do të jetë në anën tuaj për t’ju ndihmuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor

Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor